Kosova me emra të rinj, trajneri Foda publikon listën për miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorës

Kosova | 5 muaj më parë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorës. Ka disa emra të rinjë në këtë listë, por edhe mungesa me peshë.

Nga lojtarët e rinj spikasin Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi. Ky i fundit kërkohej edhe nga Zvicra. Matoshi luan me Thunin dhe është një nga lojtarët më të kërkuar edhe nga klube të Serisë A, si Lecce dhe Bologna.

Rikthehet Bersant Celina, ndërkohë që mungojnë kapitenët Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi. “Dardanët” kanë programuar një ndeshje me Çekinë më 31 maj, kurse më 7 qershor do të ndeshen me Androrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme