Korça bëhet gati për karnavalet, artistët po punojnë për realizimin e dekorit të festës
Korça po hyn në atmosferën e Karnavaleve, ndërsa nëpër atelie artistët kanë nisur prej ditësh punën për të sjellë surprizat e këtij edicioni.
Një prej artistëve që po kontribuon në këtë edicion është edhe Ardi Karanxha, i cili po realizon pjesë të dekorit të Karnavaleve përmes punimeve të gdhendura në felizol.
Me shumë përkushtim dhe kreativitet, ai po sjell figura dhe elementë artistikë që pritet të bëhen pjesë e paradës dhe skenografisë së festës.
“Herët e tjera nuk ka qenë në lidhje me këtë lloj forme kontributi im për karnavalet. Pra si vit është nëpërmjet skulpturave butaforike në lëndën e Felizolit. Ndërkohë që vitet e kaluara ka qenë më tepër ë konceptimi dhe realizimi i karikaturave të ndryshme kryesisht me sfond politik”, tha ai.
Artisti zbulon detaje nga figurat që është duke realizuar, teksa tregon se punimet kërkojnë shumë durim e kreativitet.
“Dy janë punimet që do jenë pjesë e dekorit të karnavaleve të paradës janë është një maskë një maskë në përmasa gati 2 me 170 dhe njëkohësisht një kitarë e cila i përafrohet 3 metrave në gjatësi dhe 150 në pikën e saj më të më të gjerë”, tha artisti.
Shumë shpejt, rrugët e Korçës do të mbushen me ngjyra, muzikë dhe personazhe plot fantazi, ndërsa Karnavalet pritet të çelin zyrtarisht sezonin festiv dhe turistik në qytetin juglindor.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




