Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, ka deklaruar se “hija e luftës ende ekziston dhe forcat e armatosura të vendit janë ende me gishtin në këmbëz”.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, Mohajerani theksoi se rregullimet e reja detare në Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat në vazhdim po zhvillohen në përputhje me vullnetin e popullit iranian, të cilin ajo e quajti “karburantin e raketave iraniane”.
Ajo shtoi se rimëkëmbja ekonomike e Iranit është gjithashtu në proces. Duke e cilësuar bllokadën detare të SHBA-së si “pirateri”,
Mohajerani paralajmëroi se kjo mund të ndikojë në tregje. Qeveria, tha ajo, po bën gjithçka që mundet për të menaxhuar tregun, me fokus të veçantë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së ofertës dhe kërkesës.
Ndërkaq, situata mbetet e tensionuar, ndërsa Irani vazhdon të mbajë gatishmëri të lartë ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




