Vllaznia rinovon me trajnerin Edi Martini, firmos deri në 2028-ën

Vllaznia vazhdon me trajnerin Edi Martini. Klubi shkodran ka bërë të ditur zyrtarisht në faqen e vet se ka zgjatur kontratën me trajnerin aktual edhe për dy sezonet e ardhshme.
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme”, – shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.
Martini e drejtoi skuadrën shkodrane sezonin që sapo u mbyll, ku kishte shanse të mëdha për të fituar titullin kampion, por nuk ia doli, pasi nuk fitoi asnjë nga tri ndeshjet e “Final 4”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




