Ish-presidenti Ilir Meta humb babain – Drejtoria e Burgjeve e lejon të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ish-Presidenti Ilir Meta do të lërë për disa orë qelinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. 

Lajmi për ndarjen nga jeta fillimisht u konfirmua nga ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, teksa hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 

Më pas, përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Meta bëri me dije se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 12:00, në vendlindjen e të ndjerit, në Çepan të Skraparit. 

Mësohet se Meta ka paraqitur kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, e cila është miratuar nga Prokuroria e Posaçme. Autoritetet kanë marrë masat për shoqërimin e tij sipas procedurave ligjore. 

Kujtojmë se Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve të SPAK. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme