Përplasja për Zvërnecin-Denaj: Çështja të trajtohet edhe në Kuvend, investimi i sjell përfitime ekonomisë shqiptare

Politikë | 5 muaj më parë

Kryetarja e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se çështja e Zvërnecit duhet të trajtohet në Kuvend kur ngrihen pyetje dhe kërkesë-llogarie nga ana e politikës.

“Pse kolegu deputet dhe kolegë të tjerë që kanë qenë aktivistë në protesta nuk përdorin instrumente parlamentare për të marrë përgjigje të këtyre pyetjeve.

Edhe për çështjen e Rrjollit ne kemi një interpelancë me kryeministrin dhe ministrat javën e shkuar dhe me këdo institucion që ne duhet të marrim përgjigje, e kemi si instrument parlamentarizmi, e keni ju si deputet, e kam unë si deputete. E keni në komision”, tha Denaj duke iu drejtuar kolegut Redi Muçi, i ftuar po ashtu në “3D”.

Sipas Denajt, investimet në Zvërnec në sektorin e turizmit i sjellin përfitime Shqipërisë ndërsa theksoi se “çdo element që lidhen me mjedisin janë brenda një kuadri ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian”.

“Është e nevojshme që të qartësohemi të gjithë, të qartësohen të gjithë banorët sepse kemi detyrimin moral për ata që na kanë përfaqësuar ata të cilët nuk i marrin dot drejtpërdrejt, as me një debat televiziv.

Jam e bindur që ka shumë përgjigje për komponentët ligjorë, ekonomikë, dhe ato ambientalistë. Vetëm si ekonomiste dua të them se çfarë i sjell Shqipërisë ky investim.  

Kjo temë të mos mbyllet as sot, as nesër dhe as pansenesër dhe të bëhet me mjetet e duhura si deputetë. Çdo element që lidhen me mjedisin janë brenda një kuadri ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian. Transparenca për këtë proces nga të gjitha institucionet është legjitime dhe është e detyrueshme”, deklaroi më tej Denaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme