Boks/ Prenga sfidon Joshua-n: Tani ka ardhur koha ime!

Evente Sportive | 5 muaj më parë

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga përballë njëri-tjetrit kanë dhënë spektakël në konferencën e djeshme për shtyp në Londër. Siç dihet dy boksierët do të ndeshen më 25 korrik në një duel, i cili do të mbahet në Arabinë Saudite.

Në një moment të parë organizatorët njoftuan se ky takim do të zhvillohej në Riad, por më pas sfida u transferua në “Jeddah Superdome”.

Ky duel do të jetë i pari për Joshua-s, i cili u rikthye në ring në dhjetor kur mundi në 6 raunde Jake Paul në Miami. Dhjetë ditë më vonë Joshua i mbijetoi një aksidenti me makinë, i cili ishte fatal për dy pjestarët e skuadrës së tij, Sina Ghami dhe Latif “Latz” Ayodele.

“Kam respekt të madh për Anthony Joshua-n dhe gjithçka që ai ka arritur në boks. Është një luftëtar i shkëlqyer. Secili ka momentin e vet dhe besoj se ky është i imi”, sfidoi Prenga boksierin anglez.

Sa i përket Joshua-s, ky takim mendohet se është parapërgatitor për një tjetër duel të madh. Mësohet se në tetor ose në nëntor ai do të sfidojë Fury-n në “Wembley Stadium”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme