Ferrari “blindon” Leclerc, zyrtarizon rinovimin shumëvjeçar: Nuk mund të isha më i lumtur

Formula 1 | 5 muaj më parë

Charles Leclerc do të jetë pilot i Ferrari-t edhe për shumë vite të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga skdueria italiane, që ka komunikuar zyrtarisht rinovimin shumëvjeçar të kontratës me pilotin francez.

“Skuderia Ferrari njofton rinovimin me Charles Leclerc, i cili do të vazhdojë të veshë ngjyrat e skuadrës sonë në sezonet e ardhshme të kampionatit botëror të Formula 1”, – shkruhet në komunikatën e Ferrari-t.

Lidhja mes Leclerc dhe Ferrari-t ka filluar përpara debutimit të tij në Formula 1. Ai ka qenë pjesë e Ferrari Driver Academy në 2016-ën dhe kjo skuderi ka qenë gjithmonë në qendër të karrierës së pilotit francez: nga fitimi i titullit të Formula 2 në 2017-ën te debutimi në Formula 1 vitin pasardhës. Që atëherë Charles ka qenë një figurë qendrore te kjo skuadër.

“Nuk mund të isha më i lumtur nga vazhdimi i këtij rrugëtimi me skuderinë Ferrari, – ka thënë Leclerc pas rinovimit. – Për mua ka qenë gjithmonë më shumë se thjesht një skuadër. Është skuadra që kam dashur dhe kam ëndërruar që fëmijë. Pas gjithë këtyre viteve është bërë si një familje e dytë.

Jam mirënjohës që do të vazhdojmë të luftojmë përkrah për objektivin e përbashkët: të rikthejmë titullin botëror në Maranello. Të jem një pilot i Ferrari-t është një ëndërr, por edhe një përgjegjësi. Do të jap gjithçka për ta çuar këtë skuadër aty ku e meriton”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme