Mbyllet protesta për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë sërish anulimin e projektit

Aktualitet | 5 muaj më parë

Pas tre orësh zhvillim, është mbyllur protesta e radhës e qytetarëve në kryeqytet, të cilët kundërshtojnë projektin e parashikuar për zonën e Zvërnecit. Kjo është dita e katërt e protestës së tyre, duke shprehur qëndrimin e tyre për atë që ata e cilësojnë si plane me ndikim shkatërrues për mjedisin dhe pasuritë natyrore të zonës.

Lëvizja e qytetarëve nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë. Thirrjet e protestuesve janë përqendruar te kërkesa kryesore e tyre: Anulimi i menjëhershëm i projektit në Zvërnec, për të cilin shprehin shqetësimin se do të dëmtojë ekosistemin unik të bregdetit.

Protestuesit theksojnë se mbrojtja e zonave të tilla të ndjeshme është jetike për ruajtjen e trashëgimisë natyrore. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të dëgjohen dhe projekti të anulohet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme