Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Laç, vetëm dëme materiale

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Laçit, në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit me iniciale Gj. L. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para për zbardhjen e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme