Bashkia Memaliaj, prioritet sistemimi buzë Vjosës dhe krijimi i hapësirave për banorët dhe turistët
Në kuadër të sezonit turistik, Bashkia Memaliaj ka intensifikuar aksionet për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të aksesueshëm për banorët dhe vizitorët.
Puna është përqendruar veçanërisht përgjatë brigjeve të Lumi Vjosa, një prej zonave më të frekuentuara gjatë muajve të verës, por ndërhyrje janë kryer edhe në pika të tjera të territorit të bashkisë.
“Mund të themi që janë me hektarë që janë liruar edhe pse kryesisht nuk kanë qenë objekte”, u shpreh Albert Malaj Kryetar i Bashkisë Memaliaj.
Sipas kreut të bashkisë, procesi është shoqëruar me mirëkuptim dhe bashkëpunim nga komuniteti vendas.
“Kemi bërë një punë të madhe me banorët ku kemi folur dhe diskutuar të cilët janë treguar shumë bashkëpunues për lirimin e hapësirave”, tha ai.
Përmes këtyre aksioneve, Bashkia Memaliaj synon të ofrojë një standard më të lartë shërbimi gjatë sezonit turistik, duke e bërë zonën më tërheqëse për vizitorët dhe më funksionale për banorët.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




