Niko Peleshi takon homologun lituanez Juozas Olekas: Lituania mbështet Shqipërinë drejt BE-së

Në përmbyllje të turit të diplomacisë parlamentare në vendet baltike, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u takua në Vilnius me Kryetarin e Parlamentit të Lituanisë (Seimas), Juozas Olekas.
Takimi u fokusua tek mbështetja e Lituanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vlerësuar progresin e vendit tonë në procesin e negociatave dhe duke theksuar rëndësinë e vijimit të politikës së zgjerimit të BE-së si një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.
Gjatë bisedimeve u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi, si bashkëpunimi parlamentar, siguria europiane, mbështetja për Ukrainën dhe roli i NATO-s në përballimin e sfidave aktuale.
Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në sigurinë euroatlantike, përfshirë pjesëmarrjen e forcave shqiptare në misionet e NATO-s në vendet baltike, si dhe vendosmërinë për të vijuar reformat në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




