Ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën. U gjet nga të afërmit në makinë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Vlorë, ndodhur mbrëmjen e 4 qershorit në fshatin Sevaster, ku një 37-vjeçar u gjet i plagosur brenda në makinë. Nga hetimet rezultoi se ai është vetëqëlluar aksidentalisht teksa po pastronte armën e gjahut.
Shpat Kamberaj, 37 vjeç, u plagos me një armë gjahu, ndërsa nga të shtënat, saçmat e armës i kanë shkaktuar plagë në zonën e kofshë. Pavarësisht plagëve të marra, 37-vjeçari ka shpëtuar pa dëmtime të arterieve kryesore, çka ka shmangur pasoja më të rënda për jetën e tij.
Kamberaj është gjetur i plagosur nga familjarët brenda automjetit të tij. Ai u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku iu nënshtrua ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.
Prej mbrëmjes së kaluar kanë nisur procedurat për hetimin e rrethanave duke u marrë në pyetje dhe të afërmit.
Ndërkohë, strukturat e Policisë së Vlorës kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



