“Vikingët” përgatiten për të kaluar oqeanin, Norvegjia kritikohet për fotografitë përpara Botërorit

Gosip | 5 muaj më parë

Ekipi norvegjez i futbollit është përgatitur për udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara në një mënyrë krejt të veçantë.

Ashtu si paraardhësit e tyre mijëra vjet më parë, norvegjezët po përgatiten të kalojnë oqeanin për premtimin e lavdisë dhe arit. Dhe për të shënuar këtë rast të rëndësishëm, fotografi David Yarroë mblodhi ekipin për një fotografi epike me lojtarët e veshur me uniforma vikingësh.

Kjo zgjedhje nuk është pritur mirë nga të gjithë. Fotografitë ishin “shoviniste dhe përjashtuese”, sipas gazetarit Markus Slettholm të gazetës Morgenbladet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme