Integrimi Evropian, Costa: Komisioni ka propozuar mbylljen e tre kapitujve të negociatave me Shqipërinë

Presidenti António Costa ka konfirmuar zyrtarisht kalimin e Shqipërisë në një fazë të re të procesit të anëtarësimit, në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor të zhvilluar më 5 qershor 2026. Ky samit shënoi mbylljen e turneut të dytë vjetor të Costës në rajon, i cili përfshiu vlerësime të progresit gjashtëmujor dhe takime me udhëheqës, shoqërinë civile dhe studentë të Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Pjesë e deklaratës për shtyp ishte ecuria e Tiranës zyrtare dhe hapat konkretë të ndërmarrë nga institucionet evropiane.
“Javën e kaluar, mbajtëm një Konferencë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila hapi fazën tjetër në procesin e pranimit. Përveç kësaj, Komisioni ka propozuar mbylljen e tre kapitujve të negociatave me Shqipërinë.”, tha Costa.
Progresi rajonal dhe zgjerimi
Krahas Shqipërisë, Presidenti Costa evidentoi dinamikat e reja të zgjerimit për partnerët e tjerë në Ballkan dhe Evropën Lindore, duke theksuar rëndësinë e reformave dhe përafrimit me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.
Në mbyllje të komunikimit të tij, Costa ritheksoi se procesi mbetet i bazuar në meritë, duke inkurajuar vendet e rajonit të shfrytëzojnë këtë moment politik.
“Kjo është provë se reformat dhe angazhimi me të gjithë aktorët e shoqërisë japin fryte. Dhe se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj zgjerimit.”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




