Futsal/ Tirana kampione e Shqipërisë, përfaqëson vendin në UEFA Champions League

Futboll Vendi | 5 muaj më parë

Tirana Futsal është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2025/2026, pasi triumfoi në finalen e madhe të fazës “Final 4”, duke mposhtur Flamurtari Futsal me rezultatin 3-0, në Pallatin e Sportit “Feti Borova”.

Skuadra kryeqytetase dominoi takimin final dhe siguroi trofeun falë golave të shënuar nga Mertiri në minutën e 2-të, ndërsa Mejzini dhe Kaça vulosën suksesin për bardheblutë.

Faza “Final 4” e Kampionatit Kombëtar të Futsallës u zhvillua sipas formatit play-off me ndeshje teke në fushë asnjëanëse, duke kulmuar me finalen e sotme që përcaktoi edhe skuadrën kampione të vendit.

Në përfundim të ndeshjes, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë zyrtare të ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit. Medaljet dhe kupën kampione iu dorëzuan ekipit fitues nga specialisti i futbollit amator në FSHF, Rigers Dushku.

Falë këtij suksesi, Tirana Futsal do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të UEFA Futsal Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klubet e futsallës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme