Kualifikueset e Kupës së Botës për femra, një trupë shqiptare do të drejtojë Angli–Ukrainë

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar vjen nga UEFA, që i ka besuar një trupë arbitrash shqiptare drejtimin e ndeshjes Angli–Ukrainë, e vlefshme për Grupin A3 të kualifikueseve të Kampionatit Botëror për vajza.
Takimi do të zhvillohet nesër në “Everton Stadium” në Liverpool dhe do të drejtohet nga arbitrja ndërkombëtare Emanuela Rusta. Asistente të saj do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, ndërsa Eglantina Pjetrushaj është caktuar arbitre e katërt.
Përzgjedhja e katër arbitreve shqiptare për një ndeshje të këtij niveli përbën një tjetër dëshmi të vlerësimit që arbitrimi shqiptar vijon të marrë në arenën ndërkombëtare. Ndeshja Angli–Ukrainë do të luhet në orën 21:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




