Fier/ Shpërndante kokainë dhe drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Sipas raportimeve zyrtare, gjatë monitorimeve të kryera në aksin rrugor “Fiershegan-Krutje”, shërbimet e Policisë Rrugore ndaluan për verifikim automjetin e drejtuar nga shtetasi E.K., banues në Lushnjë. Testi tregoi se ai drejtonte nën efektin e alkoolit dhe nuk kishte pajisur automjetin me siguracion. Për këto shkelje, 38-vjeçari u gjobit me 55.000 lekë.
Kontrollet e mëtejshme në automjet dhe në banesën e tij zbuluan 33 doza lënde të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe katër celularë, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve procedurale në kuadër të operacionit të koduar “Penalitetet”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan E.K. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
“Fier
Shpërndante lëndë narkotike Kokainë, dhe drejtonte automjetin në efektin e alkoolit, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Gjithashtu, ai ndëshkohet me 55 000 lekë gjobë, për shkeljet rrugore të kryera. Në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën 33 doza Kokaine, gati për shitje. Dozat u sekuestruan bashkë me automjetin, 1 peshore elektronike dhe 4 celularë.
Gjatë monitorimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e shtetasve që kryejnë manovra të dyshimta dhe të rrezikshme, me mjetet që drejtojnë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u ndalua për verifikim, në aksin rrugor “Fiershegan-Krutje”, automjeti me drejtues shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga testi i bërë rezultoi se 38-vjeçari e drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit, dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se nuk e kishte pajisur automjetin, me siguracion. Për të dyja shkeljet u ndëshkua me masa administrative, në total 55 000 lekë gjobë. Më tej, iu kryen kontrolle në automjet dhe në banesë, ku iu gjetën në total 33 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, dhe 1 peshore elektronike.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Penalitetet”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




