Dita e 10-të e protestave, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe shfuqizimin e tre ligjeve

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të zhvillimit në zonën e Zvërnecit. Protesta ka kaluar nga kërkesat mjedisore në artikulimin e një agjende politike dhe ligjore, duke i vendosur kushte të drejtpërdrejta Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.
Sipas organizatorëve dhe aktivistëve në terren, kauza është zgjeruar për të kundërshtuar të gjithë kuadrin legjislativ që rregullon menaxhimin e aseteve natyrore dhe zhvillimin ekonomik në vend. Protestuesit kanë paraqitur zyrtarisht pesë kërkesa, të cilat i konsiderojnë si të panegociueshme:
- Dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama
- Krijimi i një Qeverie Teknike
- Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura
- Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike
- Anulimi i “Paketës së Maleve”
Nesër është paralajmëruar protestë mbarëkombëtare që u cilësua nga të pranishmit si “Besëlidhja e Tiranës 2026”. Pas fjalimeve protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit dhe rrugëve të tjera të Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




