E rëndë në Gjirokastër/ Humb jetën një 15-vjeçar, dyshohet se pësoi infarkt teksa po lahej në pishinë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës, ku një adoleshent 15-vjeçar ka humbur jetën. Sipas njoftimit paraprak, bëhet me dije se 15-vjeçari dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri është nxjerrë nga uji dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit‘, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme