Shpërthim me lëndë plasëse në Balldren të Lezhës, shoqërohet një person

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse ka ndodhur sot në fshatin Balldren i Vjetër, në njësinë administrative të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55 në një terren të hapur, ku ndodheshin disa grumbuj gurësh. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar dhe as për dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë siguruar zonën.
Në kuadër të hetimeve, është shoqëruar një shtetas i dyshuar, ndërsa po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe zbardhjen e motiveve të mundshme të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




