Bordi ul me 2 lekë çmimin e karburantit, nafta shkon 188 lekë, benzina do të shitet me 171 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur të uli sërish çmimet e karburantit në vend. Çmimi i shitjes me pakicë të naftës është ulur me 2 lekë duke shkuar në 188, ndërsa ai i shitjes me shumicë do të tregtohet jo më shumë se 176 lekë për litër.
Çmimi i benzinës me pakicë do të jetë 171 lekë për litër, duke u ulur me 2 lekë teksa ai i shitjes me shumicë do të shitet jo më shumë se 159 lekë.
Çmimet e caktuara që kanë hyrë në fuqi në orën 14.00 do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë çmimet tavan të shitjes me pakicë, janë nën kufirin e Aktit Normativ dhe për pasojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Sa i përket naftës për peshkim, referuar metodologjisë në fuqi dhe përjashtimeve nga taksat kombëtare dhe akciza, çmimi i tij është përcaktuar në 92 lekë për litër.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




