Tiranë- Goditet një call center i dyshuar për mashtrim kompjuterik, 4 në pranga

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia e Tiranës ka zbuluar një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku dyshohet se kryhej veprimtari e mashtrimit kompjuterik. Operacioni i koduar “Hold on” çoi në arrestimin në flagrancë të katër personave të dyshuar si organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 49 punonjës.

Në pranga ranë E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme