20-vjetori i Eurorajonit Adriatiko-Jonian, Balla: Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal mbetet zgjedhja jonë strategjike

Politikë | 5 muaj më parë

Në kuadër të 20-vjetorit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe rolin e Shqipërisë në këtë proces.

“Unë kam besimin se si kryetar i delegacionit shqiptar në PE do kem mundësinë të ulemi përkrah kolegëve të Parlamentit Europian përpara se kjo legjislaturë të mbyllet në 2029, të paktën me statusin e anëtarit të asociuar. Ky 20-vjetor është moment i shquar dhe dua t’i shpreh në emër të Kuvendit mirënjohje ndaj atyre që kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj hapësire dialogu mes vendeve të rajonit që lagin dy detet Adriatik dhe Jon”, u shpreh Balla.

Ai e cilësoi këtë përvjetor si një moment reflektimi për arritjet e deritanishme dhe mundësitë e reja për të ndërtuar vizionin e së ardhmes së rajonit.

“Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal mbetet zgjedhja jonë strategjike. Jemi i vetmi vend në rajon që kemi përshtatur 100% politikën tonë të jashtme me BE. Vlerësojmë se fqinjësia e mirë, zbatimi i qëndrueshëm dhe bashkëpunimi kufitar janë thelbësor për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme