Meçe: Nuk është populli në shesh. Karabina: Vijmë nga protesta, aty janë të gjithë të rinj

Politikë | 5 muaj më parë

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 analisti politik Arben Meçe dhe pedagogia Mirela Karabina Meçe u përplasën rreth natyrës së protestës në Shqipëri, rolit të organizatorëve dhe kërkesave të tyre.

Meçe deklaroi se në shesh “nuk është populli”, por një lëvizje politike që kërkon zgjidhje politike.

“Ky është manipulimi më i madh që i bëhet opinionit sot. Lapaj nuk është popull se është parti. Synon pushtet. Veç e veç nuk e rrëzonin dot Ramën”, tha Meçe, duke shtuar se në këtë zgjidhje politike po hiqet dorë nga kërkesa themelore e popullit për ndryshimin e sistemit.

Pedagogja Mirela Karabina u përgjigj duke mbrojtur protestat dhe duke theksuar karakterin e tyre rinor.

“Jo vetëm kaq, aty është komplet një elektorat i ri. Atje janë gjithë 25 dhe 30 vjeçarë që asnjë nga partitë nuk e mbledh dot. Kjo protestë është kaq e madhe sa është gjynah t’i jepen ngjyrime të tjera”, u shpreh Karabina.

Debati në studio: 

Arben Meçe: Këtu ke një lëvizje politike që kërkon zgjidhje politike dhe në këtë zgjidhje politike të heqim dorë nga ajo që populli po kërkon ndryshimin e sistemit. Ky është manipulimi më i madh që i bëhet opinionit sot. Lapaj nuk është popull se është parti. Synon pushtet.  Veç e veç nuk e rrëzonin dot Ramën.

Mirela Karabina: Jo vetëm kaq, njerëz por aty është komplet një elektorat i ri. Atje janë gjithë 25 dhe 30 vjeçarë që asnjë nga partitë nuk e mbledh dot. Kjo protestë është kaq e madhe sa është gjynah dhe i dhënë ngjyrime të tjera.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme