Botërori 2026/ Përgatitjet për ndeshjen me Kroacinë kanë “hutuar” Anglinë, hajdutë u vjedhin takat e pajisje të tjera “Tre Luanëve”

Gosip | 5 muaj më parë

Ende pa zbritur në fushë për Anglinë ky Botëror nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. “Tre Luanët” në orët e fundit kanë qenë në shënjestër të një grupi hajdutësh, të cilët kanë vjedhur takat e futbollistëve dhe sende të tjera të vlefshme për stërvitje.

Ky episod ka ndodhur pasi delegacioni i një herë kampionëve të botës u vendos në kampin e tij bazë. Siç dihet anglezët për disa ditë, pasi u ulën në tokën amerikane, preferuan që të qëndronin në

West Palm Beach të Floridas dhe vetëm në orët e fundit u spostuan drejt “Swope Soccer Village” në Misuri ku edhe do të kenë bazën e tyre deri në fund të rrugëtimit në Botëror. Sipas tabloidëve britanikë vjedhja ka ndodhur në Misuri.

Ndërsa të besuarit e Tuchel kanë vujatur për t’i zëvendësuar në kohë pasi bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme baze materiale, e cila për disa prej futbollistëve është e personalizuar. Ndeshja e parë e Anglisë në turne është ajo me Kroacinë, e cila do të luhet të mërkurën në orën 22:00 në Arlington të Teksasit. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme