Orkestra Simfonike e RTSH, koncert me kryevepra botërore dhe muzikë shqiptare

Kulturë | 5 muaj më parë

Orkestra Simfonike e RTSH-së erdhi   një mbrëmje të veçantë koncertore, ku u  ndërthuren kryeveprat e repertorit botëror me krijimtarinë bashkëkohore shqiptare nën drejtimin e dirigjentit Olsi Qinami.

Publiku shijoji uverturën e operës “Così fan tuttë” dhe Simfoninë nr. 40 të kompozitorit të madh Wolfgang Amadeus Mozart si edhe vepra “Variazioni di Bravura” e Niccolò Paganini, e cila u  interpretua  nga solisti  Arben Basha.

Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte dhe premiera absolute e poemës simfonike të kompozitorit shqiptar Endrit Shani.

“Jam shumë i privilegjuar që kam bashkëpunuar me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar që janë dhe nderi i kombit. Për mua ishte një sinergji që u krijua midis veprës dhe orkestrës dhe dirigjentit dhe ajo thellësia që unë kam dashur ta shpreh me nota u interpretua dhe doli në mënyrë perfektë”, tha Shani.

“Për mua ishte sigurisht premierë kjo vepër. Prej vitesh kishte një dëshirë për ta luajtur, por ne kemi biseduar edhe bashkëpunuar edhe me dirigjentin e Olsi Qinami dhe kemi rënë dakord që koncerti të kishte përveç kësaj veprës që është bravurë, shumë e këndshme për publikun, përveçse e vështirë, por të kishte dhe vepra që të ishin sa më të pëlqyeshme dhe ne pamë që në simfoninë e Moxartit numër 40, njëkohësisht me veprën e bukur shumë për t’u vlerësuar të të riut kompozitorit tonë, i dhanë një atmosferë të mrekullueshme”.

Koncerti solli  emocione, virtuozitet dhe një udhëtim muzikor mes traditës klasike dhe krijimtarisë moderne shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme