Brazili, mesazhi i Lulas për Ancelottin: Nëse fiton, do bëhesh heroi ynë

Ditën e debutimit të Brazilit në Kupën e Botës, Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva regjistroi një mesazh për trajnerin Carlo Ancelotti. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Lula i kërkoi ekipit të luante “duke menduar për popullin brazilian” dhe theksoi se në Kupën e Botës “nuk konkurron, ti fiton”.
“Ajo që ka rëndësi është vendosmëria! Ajo që ka rëndësi është kohezioni i ekipit, uniteti i ekipit, harmonia e ekipit. Ata duhet të jenë të mirë, duhet të jenë të motivuar dhe duhet të luajnë duke menduar për popullin brazilian, i cili ka nevojë për një fitore”.
“Nëse ke sukses, do të bëhesh heroi ynë”, deklaroi kreu i shtetit. “Ti ke ekipin, por në Kupën e Botës nuk konkurron, ti fiton! Ne nuk shkojmë për të konkurruar, ne shkojmë për të fituar”, shtoi Lula.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




