Katari befason Zvicrën në frymën e fundit

Kupa e Botës për Zvicrëm nisi me një barazim surprizë, duke dështuar të siguronte tri pikët, duke barazuar në mënyrë të papritur ndaj Katarit: 1-1 në San Francisko, duke i lënë të gjitha ekipet të barabarta në këtë moment në Grupin B pas barazimit të Bosnjës përballë Kanadasë.
Zviceranët dominuan pjesën e parë dhe zhbllokuan ndeshjen me një penallti të diskutueshme të shndërruar në gol nga Embolo (17′). Kur dukej se gjithçka do të mbyllej me fitoren minimale të zviceranëve, Katari arriti të surprizojë me anë të Khoukhi në shtesë, që vulosi barazimin 1-1.
Një barazim zhgënjyes për Zvicrën, e cila u shemb fizikisht në pjesën e dytë. Gjithçka mbetet në barazpeshë në Grupin B.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




