Gjesti i supremacisë së bardhë, FIFA hap hetim për arbitrin nga Australia

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Shaun Evans po hetohet për shkak të episodit kontrovers gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Kuraçaos. Ndryshon protokolli video.

Arbitri australian Shaun Evans ka përfunduar në qendër të një hetimi nga FIFA, pasi gjatë transmetimit direkt tv në ndeshjen Gjermani-Kuraçao, bëri një gjest që lidhet me simbolikën e supremacisë së bardhë.

Evans është kapur nga kamera teksa bashkonte gishtin e madh me atë tregues, duke formuar një rreth. Një simbolikë që tradicionalisht tregon aprovimin, por që është përdorur nga grupet ekstremiste për të përfaqësuar “Fuqinë e bardhë”.

Pas episodit që u komentua ashpër në rrjetet sociale, FIFA ka modifikuar menjëherë protokollin e regjisë për sallën e VAR-it. Në ndeshjet e tjera arbitrat e VAR-it nuk janë inkuadruar në pozicion ballor, por vetëm teksa analizojnë monitorin e lojës.

Lidhja e gjestit me ideologjinë e urrejtjes e ka shtyrë FIFA-n që të hapë një hetim zyrtar, ndërsa Evans ka mundësinë të qartësojë pozicionin e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme