Tensione në gjyqin për vrasjen e Renis Dobrës, përplasje fizike mes të akuzuarve
Një incident i rëndë u shënua gjatë seancës paraprake në GJKKO për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas raportimeve, tre vëllezërit Bushgjokaj – Aleksandër, Kristi dhe Fatjon – kanë sulmuar fizikisht Petrit Çakërrin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në të njëjtën ngjarje.
Përplasja ndodhi pasi Çakërri nisi të dëshmonte para gjykatës dhe, sipas burimeve, implikoi vëllezërit Bushgjokaj në vrasje, ndërsa mohoi përgjegjësinë e tij në krim. Mësohet se Kristi Bushgjoka u ngrit në këmbë brenda kafazit të qelqtë dhe iu afrua Çakërrit, duke e goditur me grushte. Pas tij ndërhynë edhe dy vëllezërit e tjerë, Fatjoni dhe Aleksandri.
Sherri u ndërpre nga forcat e sigurisë së gjykatës dhe Policia e Burgjeve, të cilat neutralizuan situatën dhe rikthyen rendin në sallë. Incidenti ndodhi gjatë procesit gjyqësor për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të trajtuara nga GJKKO.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




