Spanja, de la Fuente: Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu, Kepi i Gjelbër shumë i organizuar

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, analizoi barazimin e papritur 0-0 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës kundër Kepit të Gjelbër në këtë mënyrë: “Ne u përballëm me një ekip shumë të organizuar. Nuk kishim shumë lëvizshmëri, por kur topi nuk do të hyjë, nuk hyn”, i tha trajneri spanjoll. “Ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu, me këtë ide të futbollit. Sigurisht, na duhet më shumë finesë dhe, mbi të gjitha, freski”.
Barazimi la pa fjalë Rodrin, mesfushorin e “Furive të Kuqe”: “Nuk duhej të kishte ndodhur kështu”, pranoi 29-vjeçari. “E dinim se do të na duhej durim, por thjesht nuk mundëm të shënonim. Të luash kundër një skuadre kaq fizike dhe mbrojtëse është gjithmonë e vështirë. Aspekti pozitiv është se ata nuk krijuan pothuajse asgjë në sulm. Kur përballesh me skuadra të tilla, duhet të përfitosh nga ajo që krijon”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




