Klopp ngre zërin: Pushimet e hidratimit? Përfitojnë vetëm sponsorët, futbolli peng i televizionit

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

“Futbolli është marrë peng nga drejtues të mbyllur në zyra të klimatizuara. Të ashtuquajturat pauza për hidratim janë prezantuar si një gjetje për mirëqenien e lojtarëve, por nuk janë gjë tjetër veçse një kafaz i artë i ndërtuar për sponsorët”.

Ky është qëndrimi i Jurgen Klopp, ish-trajneri i Liverpool-it teksa komenton Botërorin 2026 për rrjetin gjerman “ZDF”. Ai është i drejtpërdrejtë dhe jo pak kritik për atë që po ofron Kupa e Botës aktualisht.

“Kam parë lojtarët që ndaleshin gjatë pauzave për shkak të të nxehtit, ndërsa pauzat publicitare kanë diktuar ritmin e ndeshjes. Kush përfiton vërtet nga Kupa e Botës? Tifozët, futbollistët apo ata të reklamave?”, – ka shtuar Jurgen Klopp, një nga zërat më të ashpër për disa zgjedhje të FIFA-s në lidhje me eventin më të madh futbollistik të globit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme