“Kryqtarët e Kepit”, “Heronj pa mantel” dhe “Vozinha hesht Spanjën”, shtypi botëror nuk kursehet për mrekullinë në Atlanta

Barazimi i Spanjës me Kepin e Gjelbër ka inspiruar shumë medie të mëdha sportive, të cilat nuk janë kursyer me titujt e zgjedhur për të përshkruar lojën e zhvilluar në Atlanta.

“Marca” në faqen e saj të parë kishte vendosur fjalën “Fishekzjarre” të shoqëruar me komentin: “Debutim zhgënjyes i Spanjën në Botëror përballë Kepit të Gjelbër”.

“Mundo Deportivo” kishte zgjedhur “Alarm i kuq”. “Spanjë pa ide, shuhet përballë një portieri si Vozinha. Një rival i organizuar detyroi De La Fuente-n që të aktivizonte si Yamal-in dhe Nico-n”, shkruhej në faqen e parë të gazetës katalanase.

“Rrëzimi i madh”, ishin fjalët e zgjedhura nga e përditshmja “Sport”. “Spanja zhgënjen, pasi i mungon loja fluide dhe një sulmues”, ishte analiza e gazetës në fjalë.

Për “AS” barazimi në Atalnta ishte një “Zhgënjim historik”.

Sa i përket medieve jashtë Spanjës, “l’Equipe” vlerëson ekipin afrikan: “Kepi i Gjelbër heroik”.

“The Times” zgjedh një titull ndryshe duke vlerësuar portierin e Kepit të Gjelbër. “Jo të gjithë heronjtë mbajnë mantel” duke bërë lojë fjalësh me kuptimin e fjalës Kep (cape), e cila në anglisht do të thotë mantel.

“Kryqtarët e Kepit” ishte titulli i zgjedhur nga “The Daily Telegraph”, i cili krahasoi ndeshjen në Atlanta me

Ndërsa portugezja “Record” vlerëson lojtarin e ndeshjes me titullin: “Vozinha hesht Spanjën”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




