Dita Botërore e Refugjatëve, Lamallari: Shqipëria e angazhuar të garantojë mbrojtje për ata që kanë nevoje

Në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve, është zhvilluar një aktivitet përkujtimor i organizuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të garantuar mbrojtje për ata që kanë nevojë, në përputhje me ligjin, të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare.
“Shqipëria mbete e angazhuar të garantojë mbrojtje për ata që kanë nevoje, duke respektuar ligjin, të drejtat e njeriut dhe standardet më të mira ndërkombëtare. Për ne, refugjatët nuk janë thjesht statistika, por njerëz me histori, familje dhe ëndrra. Në këtë ditë raifirmojmë angazhimin tonë për të qenë një vend që ofron siguri për ata që largohen nga lufta, persekutimi dhe dhuna, duke dëshmuar se humanizmi dhe përgjegjësia shtetërore mund dhe duhet të ecin së bashku”, tha Lamallari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




