Kryeministri Rama në Berlin, takim me Ministren Federale, Katherina Reiche për partneritetin ekonomik dhe investimet në Ballkan

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit bilateral dhe pozicionimin e rajonit si një stacion strategjik për kapitalin evropian.
“Në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet evropiane.”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




