Komisioni Evropian konfirmon eksluzivisht për RTSH mbështetjen për Shqipërinë: I vetmi kusht, ruajtja e ritmit të reformave

Politikë | 5 muaj më parë

Objektivi për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 mbetet i arritshëm. Në përgjigje të interesimin të Radio Televizionit Shqiptar, mbi hapat e ardhshëm pas miratimit të Raportit të Vlerësimit të Standardeve të Ndërmjetme (IBAR), Komisioni Evropian vlerësoi se objektivi për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 mbetet i arritshëm, dhe kushti i vetëm mbetet ruajtja e ritmit aktual të reformave.

“Shqipëria ka demonstruar angazhim ndaj reformave kyçe të BE-së, siç dëshmohet nga hapja e të gjashtë grupeve të negociatave në pak më shumë se një vit. Komisioni konsideron se, me kusht ruajtjen e ritmit të reformave, Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e saj ambicioz të mbylljes së negociatave të pranimit deri në fund të vitit 2027”, theksohet në përgjigje nga Komisioni Europian.

Referuar procesit të miratimit të IBAR-it, Komisioni Evropian në përgjigjen për RTSH-në, nënvizon se mbështetja për institucionet shqiptare do të vazhdojë, ndërsa prioritet mbetet zbatimi i reformave.

“Pas përmbushjes nga Shqipëria të standardeve të ndërmjetme në kapitujt e Sundimit të Ligjit, vendi tani mund të fillojë mbylljen e kapitujve të negociatave. Ne po punojmë me homologët tanë shqiptarë për t’i mbështetur ata në ofrimin e reformave me cilësi të lartë për t’u përafruar më tej me legjislacionin e BE-së”, theksohet në përgjigje.

Shqipëria hapi në pak më shumë se një vit të gjithë grupkapitujt e anëtarësimit ndërsa po realizon për herë të parë të përputhjen e legjislacionit të vendit me atë europian përmes inteligjencës artificiale.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme