Dinamo prezanton blerjen e re

Tashmë gjithçka është zyrtare: Almir Ajzeraj është një futbollist i Dinamos. Ish-lojtari i Dritës ka firmosur me blutë dhe është bashkuar me skuadrën në Ohër, aty ku Dinamo po zhvillon fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të turit të parë kualifikues të Conference League.
“FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë se Almir Ajzeraj është lojtari ynë më i ri.
Skuadrës sonë i bashkohet një futbollist me kualitet dhe eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, pas aktivizimit me Dritën në grupet e Conference League sezonin e shkuar.
Ajzeraj, 28 vjeç, luan në të dy krahët e sulmit, apo edhe si numër 10. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në Ohër, ku po zhvillohet faza përgatitore.
Presidenti Adrian Bardhi është i angazhuar maksimalisht për të plotësuar të gjitha kërkesat e trajnerit Ilir Daja në merkaton e verës, duke e kompletuar skuadrën në çdo aspekt që ajo të jetë sa më kompetitive në Europë dhe sezonin e ardhshëm.
Pas Almir Ajzerajt, do të ketë të tjera dhurata për stafin teknik dinamovit.
Mirë se vjen në familjen blu dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit Almir Ajzeraj!”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




