Klosi: Ata kanë protestën e tyre, ne qeverisim, kemi marrë votën e 855 mijë njerëzve

Politikë | 5 muaj më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i është përgjigjur kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Klosi u shpreh se nuk ekziston asnjë arsye që kryeministri të japë dorëheqjen, duke theksuar se mazhoranca aktuale ka marrë votat e qytetarëve për të qeverisur vendin.

“Nëse është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, mendoj se mazhoranca dhe kryeministri nuk kemi asnjë arsye që në këtë moment të kemi një dorëheqje. Padyshim ka arsye që të dëgjojmë zërin e qytetarëve, të kuptojmë arsyet pse edhe nga votuesit tanë kanë dalë në protestë në ditë e para, besoj se tani nuk ka më. Ata kanë protestën e tyre. Ne qeverisim sepse qytetarët shqiptarë na kanë dhënë votën për të qeverisur Shqipërinë dhe kemi një kontratë me çdo qytetar”, tha Klosi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme