Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Metës për t’u liruar nga qelia

Aktualitet | 5 muaj më parë

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga mbrojtja e Metës, e cila kërkoi zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të lehtë sigurie. Trupa gjykuese e Apelit të GJKKO-së vendosi të lërë në fuqi masën ekzistuese, duke mos pranuar argumentet e paraqitura nga pala mbrojtëse.

Me këtë vendim, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa hetimet dhe procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara nga organet e drejtësisë. Ilir Meta ndodhet në burg që nga tetori i viti 2024.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme