Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca

Politikë | 5 muaj më parë

Tensione në seancë plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren pasi kërkuan fjalën për replikë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Sipas kryeparlamentarit Peleshi, nuk mund të replikohet mbi një replikë dhe sipas tij, këto janë vetëm tentativa për moslejimin normal të punës së Kuvendit.

“Z.Noka mos e prishni seancën për një normë që ëhstë vendosur në rregullore dhe nuk është shkelur kurrë. Nuk ka replikë mbi replikë. Gjeni një arsye tjetër për të prishur seancën, por jo këtë”, deklaroi Peleshi, i cili i ka dhënë më pas fjalën deputetit Ardit Bido.

Deklarata e këtij të fundit se deputetët e opozitës nuk guxojnë të flasin për çështjet e mëdha të kombit e konfliktin e tyre të interesit por përdorin protestën e qytetarëve për qëllimet e tyre politike, ka nxitur reagimin e demokratit Flamur Noka i cili ka përdorur gjuhë fyese ndaj kolegut socialist. Pas këtij momenti tensioni, kryeparlamentari ndërpreu për 5 minuta punimet e seancës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme