Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari në Shijak

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi dyshohet për përfshirje në një tentativë vrasjeje me armë zjarri.
I arrestuari, shtetasi E. H., 41 vjeç, banues në Shijak, ishte shpallur më parë në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai dyshohet se më 01.06.2023, në Shijak, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A. Ç.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



