Negociatat SHBA–Iran për paqe, fokus te Libani dhe Ngushtica e Hormuzit

Botë | 4 muaj më parë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, mbërriti të martën në Pakistan për bisedime me zyrtarët e lartë, në kuadër të procesit diplomatik 60-ditor që synon një marrëveshje të përhershme për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Vizita vjen pas negociatave të nivelit të lartë në Zvicër, të udhëhequra nga Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Qalibaf. 

Në bisedimet u ra dakord për krijimin e një “qelize dekonflikti” për të adresuar luftimet në Liban mes Izraelit dhe Hezbollahut, si dhe për mekanizma që sigurojnë hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

SHBA deklaroi se inspektorët e IAEA do të vizitojnë vendet bërthamore iraniane, por Teherani mohoi se janë planifikuar vizita në objektet e bombarduara nga SHBA.  

Pezeshkian paralajmëroi se efektiviteti i bisedimeve varet nga respektimi i plotë i detyrimeve të dakorduara. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka theksuar se ushtria e tij do të mbajë “liri të plotë veprimi” në Libanin jugor, pavarësisht mekanizmit të ri. 

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se situata “do të zgjidhet”, duke e cilësuar veten si “zgjidhës problemesh”. Për momentin, armëpushimi i rinovuar në Liban po mbahet, ndërsa pritet një raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit në Uashington për planin e tërheqjes së Izraelit nga disa zona në jug të Libanit. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme