Konferenca e Rindërtimit të Ukrainës në Poloni, Rama pritet nga Tusk, takim edhe me Von der Leyen

Politikë | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), që po zhvillohet më 25–26 qershor në Gdansk, me pjesëmarrjen e liderëve politikë, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të biznesit dhe shoqërisë civile.

Në mbërritje, Kryeministri Rama është pritur nga homologu i tij polak Donald Tusk, ndërsa është zhvilluar edhe ceremonia e “fotos familjare” me liderët pjesëmarrës në konferencë.

Gjatë aktivitetit, Rama ka pasur gjithashtu një përshëndetje me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës.

Kryeministri shqiptar pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të konferencës.

Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës konsiderohet platforma kryesore ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, me fokus në rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit pas dëmeve të shkaktuara nga lufta.

Punimet e saj fokusohen në sektorët më të prekur, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike, logjistikën, si dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, si elementë kyç për procesin e rindërtimit të Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme