Pezullohet nga detyra Ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi

Aktualitet | 4 muaj më parë

Ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra nga Policia e Shtetit. Shkak për këtë masë janë bërë debatet që ai ka pasur me drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në dikasterin blu.

Sipas të dhënave, konflikti verbal ka nisur pas përcaktimit të detyrës së re të Berberit. Debatet, sipas gazetares së RTSH-24, kanë ardhur pas pozicionit të ri të punës që i ishte caktuar te sektori i Analizës.

Urdhri për pezullimin e tij është firmosur nga drejtuesi i lartë i policisë, Hita, ndërkohë që çështja ka kaluar edhe për hetim administrativ e ligjor në strukturat e mbikëqyrjes.

Pezullimi është bërë nga Hita ndërsa AMP ka nisur verifikimet pas kallëzimit që drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka bërë ndaj Berberit për fyerje dhe dhunë verbale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme