Vala e të nxehtit ekstrem përfshinë Europën, Gjermania mbi 40°C, qindra viktima në Spanjë

Botë | 4 muaj më parë

Europa po përballet me një valë të nxehti historike, me temperatura që kanë kaluar çdo rekord. Gjermania është në gatishmëri për mbi 40°C, ndërsa paralajmërime për nxehtësi ekstreme janë dhënë edhe në Angli. Ekspertët thonë se kjo është një nga valët më të rënda të nxehtësisë që ka goditur kontinentin në dekada.

Sipas të dhënave, pothuajse gjysma e qyteteve europiane kanë thyer rekorde temperaturash, me vlera 5–12°C mbi mesataren sezonale. Nxehtësia po zhvendoset drejt Europës Qendrore dhe Lindore, ku paralajmërime të kuqe janë shpallur në Rumani, Sllovaki, Çeki, Hungari dhe Moldavi.

Pasojat e të nxehtit ekstrem janë po ashtu të shumta, ku Lumi Po në Itali po thahet më herët se zakonisht, duke rrezikuar prodhimin bujqësor dhe duke ngritur frikën për një thatësirë të rëndë në korrik.

Spanja raportoi mbi 300 vdekje të lidhura me nxehtësinë vetëm gjatë javës së fundit, ndërsa sistemet shëndetësore janë nën presion.

Ekspertët paralajmërojnë se, pavarësisht paralajmërimeve për dekada, Europa mbetet e papërgatitur për përballimin e valëve të nxehtësisë, me pasoja të rënda në shëndet, bujqësi dhe jetën e përditshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme