Velipoja, dinjitozja e turizmit detar, mirëpret pushues nga Shqipëria dhe Kosova
Velipoja vijon të qëndrojë me dinjitet mes zgjedhjeve më të mira për plazh në bregdetin shqiptar. Pushues të shumtë nga Shkodra, Tirana dhe Kosova kanë zgjedhur plazhin publik të Velipojës gjatë kësaj fundjave me temperatura të larta. Ata vlerësojnë kushtet, shërbimet dhe çmimet e përballueshme.
Pushuesit, kryesisht nga Shkodra, Tirana dhe Kosova, theksojnë se hapësirat publike në plazhin më të madh ranor të vendit ofrojnë komoditet dhe cilësi. Interes të veçantë po krijojnë edhe sportet ujore, të cilat janë kthyer në një atraksion më vete.
“Vendi më i mirë në Evropë, kam shitur gjithçka është këtu. Populli, domethënë, është shumë mikpritës.”
“Shumë vite kam ardhur këtu, më pëlqen më së shumti, andaj nuk e ndërroj këtë vend.”
“Dje kemi qenë në Shëngjin, sot erdhëm këtu e tash gratë i kemi andej, të shohim gratë çfarë po na thonë, se gratë vendosin.”
“Ideja ka filluar para tre vitesh, sepse ne e pamë që këtu ka një mungesë dëfrimi, atraktimi për fëmijët.” – u shpreh Alim Gurra, operator i sporteve ujore.
Velipoja mbetet ndër destinacionet më të preferuara për pushuesit, ndërsa fundjavat rrisin fluksin e tyre.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




