Kroacia, Modriç: Fundi i karrierës po afron

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Luka Modriç, duke pritur të zbulojë nëse do të qëndrojë te Milani, foli pas fitores së Kroacisë kundër Ganës: “Fundi i karrierës sime po afrohet gjithnjë e më shumë, e di që po plakem”, tha ylli kroat.

 Për më tepër, në lidhje me thashethemet se ai po kthehet në Madrid me kërkesë të qartë të Mourinhos, ai deklaroi: “Nuk më ka telefonuar, i uroj gjithë të mirat, ai është një trajner i veçantë. Kam një dashuri të madhe për të”.

Modriç u stërvit nga Mourinho gjatë sezonit 2012-13 te Real Madrid, periudha e fundit e Special One si trajner i Blancos dhe fillimi i Luka-s në Bernabeu. Nën drejtimin e Mourinhos, Modriç bëri 53 paraqitje dhe shënoi katër gola.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme