Protesta e 29-të në Tiranë, marshimi nis nga Sheshi “Skënderbej” dhe zhvendoset përpara Kryeministrisë

Protestuesit kanë vijuar edhe sot tubimet e tyre në kryeqytet, duke shënuar ditën e 29-të radhazi të manifestimeve në rrugë. Grumbullimi i pjesëmarrësve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej ku nisi një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u pozicionuar më pas përpara godinës së Kryeministrisë.
Përpara selisë së qeverisë, aktivistë dhe qytetarë morën fjalën për të artikuluar kërkesat e tyre drejtuar ekzekutivit. Diskutimet dhe qëndrimet e mbajtura gjatë këtij tubimi u përqendruan në një kritikë të ndaj klasës politike aktuale dhe vendimmarrjeve të fundit në sferën e ekonomisë dhe mjedisit.
Në fokus të kërkesave specifike të protestuesve mbetet anulimi i menjëhershëm i disa nismave ligjore të ndërmarra nga qeveria. Ndër to, u veçuan: Anulimi i “Paketës së Maleve” që sipas organizatorëve cenon zonat malore; shfuqizimi i legjislacionit për investimet strategjike – të cilin protestuesit e cilësojnë si një kuadër ligjor të dëmshëm që favorizon përvetësimin e pasurive publike dhe zonave të mbrojtura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




