Nga 1 korriku rreth 900 mijë pensionistë përfitojnë nga indeksimi i ri, Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% për disa kategori që nga viti 2013

Aktualitet | 4 muaj më parë

Nga 1 korriku, rreth 900 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i ri prej 2.7%, i miratuar nga Qeveria.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale deklaorn se ky vendim i miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë synon të lehtësojë ndikimin e rritjes së çmimeve në ekonominë familjare të kësaj kategorie. Koçiu thekson se ky indeksim është pjesë e një procesi të vazhdueshëm të nisur që prej vitit 2013, gjatë të cilit pensionet kanë pësuar rritje të qëndrueshme, duke arritur deri në mbi 70% rritje për disa kategori përfituesish.

Në deklaratën e saj, ajo nënvizon gjithashtu se qeveria do të vijojë me politika mbështetëse për pensionistët, si një nga grupet më të rëndësishme sociale që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e vendit.

“Një tjetër hap në mbështetje të pensionistëve. Nga 1 korriku, rreth 900 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i ri prej 2.7%, i miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Ky vendim është pjesë e një rrugëtimi të gjatë që e kemi nisur që nga viti 2013. Përgjatë këtyre viteve, pensionet kanë njohur një rritje të qëndrueshme, duke arritur mbi 70% për disa kategori.

Me politika konkrete, do të vijojmë të mbështesim ata që kanë kontribuar për vite me radhë për Shqipërinë”, shkruan Koçiu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme